Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” pas deklaratës së kryeministrit Rama për Kongresin e 9 prillit.

Sipas Vasilit vetëreformimi që deklaroi Rama është vetëreformim i rrëmbimit të parave të shtetit.

“Do të vazhdojnë vetreformimin e rrëmbimit të parave të shtetit. Do vazhdojnë vetreformimin e përlarjes së qindra milionë eurove të inceneratorëve. Do vazhdojnë vetreformimin e gllabëritjes së qindra milionë euro të energjisë elektrike. Do vazhdojnë vetreformimin e zhvatjes se qindra milionë eurove të rilindjes urbane. Rroftë vetreformimi i Ali Babës me shumë hajdutë”, shkruan Vasili.

Artikulli paraprak”BERISHA MUND TË FITOJË OSCAR!” RAMA: LULZIM BASHA MUND TË BËHET PRESIDENT I REPUBLIKËS AQ SA…
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI I ITALISË: NDALIMI I IMPORTEVE TË GAZIT RUS “NUK ËSHTË NË TRYEZË”