Dekreti për ligjin e mbetjeve, në kalendarin 3-javor të Kuvendit

Dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve futet në kalendarin e punimeve 3-javore të Kuvendit. Në faqen e kuvendit thuhet se çështjet që do të shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë mes të tjerave është edhe “dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” Ligji fillimisht do të rikthehet në Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin si si komision përgjegjës. Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve u kthye nga Presidenti i Republikës me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventën ndërkombëtare të ratifikuar nga vendi. Dekreti i presidentit për ligjin e mbetjeve pritet që të votohet në seancat e ardhshme, brenda sesionit parlamentar të këtij viti.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON BINDSHËM NDAJ KORABIT 3-0
Artikulli tjetërGJASHTË TË ARRESTUAR PAS VDEKJES SË 12 VAJZAVE TURKE