Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandateve të deputetëve Aqif Rakipit i PDIU dhe Gledjon Rahovicës nga LSI, pasi preken nga dekriminalizimi.

Kërkesa e Prokurorisë e firmosur nga prokurorja Rovena Gashi, e cila drejton Drejtorinë e Dekriminalizimit është dorëzuar pak më parë në KQZ dhe tashmë është KQZ që do të vendosë nëse do t’u hiqet ose jo mandati këtyre dy deputetëve.

Kjo kërkesë e Prokurorisë ka të bëjë me të shkuarën e këtyre dy deputetëve, të cilët vite më parë kanë jetuar në Itali ku janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë, kundravajtje të cilat nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit, duke bërë që të depozitohet kjo kërkesë për heqjen e mandateve.

Artikulli paraprakPRIVATIZIMI I VLLAZNISË, TEMË NË KËSHILL
Artikulli tjetërKLSH PADIT ISH-DREJTORIN E 2 ISH-PËRGJEGJËS TË ALUIZNI-T