Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim shpërndarë në rrjetin social Facebook ka folur për ligjin e dekriminalizimit.

Kreu i opozitës tha se edhe pse Roshi u dënua për përdhunim, ai mbetet i plotëfuqishmi i Ramës.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës: Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.

Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi.

Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë.

Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë. Më #18Shkurt #NgrihemiBashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakTRITOL NË MAKINË, TË RINJTË: NA E SHPËTOI JETËN LLAMBA E VAJIT
Artikulli tjetërARRESTOHET 52-VJEÇARI, PO DËRGONTE DROGË NË ITALI