Dekriminalizimi – Prokuroria po verifikon edhe 20 zyrtarë të nivelit të lartë

Nuk ka vonuar përgjigja e Prokurorisë për KQZ, që kërkoi fakte shtesë për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Burime të Prokurorisë thanë për Ora News se sot janë ridërguar materiale që KQZ i ka në dosjen e secilit prej tre zyrtarëve. Ndërkaq bëhet e ditur se në kuadër të dekriminalizmit po verifikohen 570 raste, mes tyre 20 janë deputetë dhe kryebashkiakë. Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur menjëherë KQZ që kërkoi fakte shtesë për 3 zyrtarët që rrezikojnë mandatin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi organit të akuzës që t’i vinte në dispozicion numrin dhe datat e vendimeve përkatëseve të gjykatëve për kryetarin e bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi dhe dy deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri. Burime nga prokuroria thanë se bëhet fjalë për dokumenta që KQZ aktualisht i ka, por thjesht i janë ridërguar gjatë dites se martë. Ndërkohë zyrtarisht mësohet se 20 nga 570 zyrtarët që janë duke u verifikuar nga sektori i dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme i përkasin niveleve të larta si deputetë dhe kryebashkiakë. Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se pjesa dërrmuesë e raste janë përcjellë nga departamenti i administratës publikë duke qënë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin . Ndërsa pjesa tjetër ka ardhur nga institucione si KQZ , presidenca, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave. Mësohet se deri tani është marrë vendim për 170 raste ndërsa të tjerat janë ende në fazë verifikimi. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se për rreth 40 raste është vendosur ndjekja penale pranë prokurorive të rretheve gjyqësore për veprën penale të “falsifikimit të formularëve” . Për 50 raste është konstuar fakti se u ndalohet të ushtrojnë funksione publike . Ndërsa per pjesën tjetër është verifikuar se nuk kanë probleme me ligjin.

Artikulli paraprakLIROHET PROKURORI I ARRESTUAR PËR KORRUPSION
Artikulli tjetërNIS ZBARDHJA E VETTINGUT, GJYKATA KUSHTETUESE RIMBLIDHET TË ENJTEN