Diamanti i rrallë i zi, 555,55 karat i quajtur “Enigma”, ka dalë në ankand. Njoftimi u bë nga shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s, ndërsa diamanti doli në ankand online dje dhe do të jetë deri më 9 shkurt.

Diamanti i zi mendohet të jetë formuar kur një asteroid me gurë të çmuar u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vjet më parë.

“Enigma”, me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi. E prerë në formë palme sipas frymëzimit nga Lindja e Mesme, Enigma pritet të gjejë blerës për rreth 3-5 milionë sterlina.

Enigma është një nga diamantet më të fortë që ekzistojnë, ndërsa në ankand mund të përdoren edhe kriptovalutat.