Del nga burgu në mëngjes, por arrestohet në darkë

I arrestuar dhe për vjedhje dhe i dënuar me nëntë muaj burg një shqiptar fitoi lirinë mëngjesin e kësaj të hëne. Por, mbrëmjen e sapo asaj dite, ai planifikonte së bashku me bandën në të cilën bënte pjesë, vjedhjen e një apartamenti dhe kështu ka rënë në pranga. Ai është arrestuar në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Prometheus”, gjatë të cilit janë arrestuar dhe 9 shqiptarë të tjerë. Grupi akuzohet për të paktën 26 grabitje në shtëpi në Piemonte, Lombardia dhe Emilia Romagna, në periudhën nga mesi i dhjetorit 2016 e deri në janar 2017. Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, sipas mediave italiane vepronin në dy grupe të ndara dhe pas bastisjeve në Milano, ato i transferonin të ardhurat e vjedhur dhe sendet e tjera në vende të ndryshme, duke përdorur makina të fuqishme. Të arrestuarit dyshohet se do të kryenin krime të ngjashme në provincën Novara dhe në krahina të tjera të Italisë veriore.