
Tre fshatrat e Malësisë së Kurbinit, Skuraj, Gallat dhe Vinjoll kanë dalë nga izolimi i cili u krijuar nga dëmtimi i urave dhe rrugëve, si shkak i reshjeve të dendura të shiut të 1 muaj më parë.Falë ndërhyrjes së Bashkisë më mbështetjen e Forcave të Ushtrisë, pas një punë disajavore është arritur të riparohet infrastruktura rrugore dhe të mundëhet lëvizja për banoret e kësaj zone.
Punëtor dhe mjete të rënda vijojnë të jenë në terren per riparimin e rrugeve të dëmtuara me një gjatësi prej 1 km, ndërsa terreni i thyer malor ju ka sjellë vështiresi të shumta.
Banoret thonë se dëmët e shkaktuara nga moti i keq kanë qenë të shumta dhe rruget kanë nevojë për mirembajtje të vazhdueshme.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga reshjet e dendura të shiut të muajit nëntor, duke sjellë deme të shumta në infrastrukture, por edhe në pronen e qytetareve.






