SHBA, del nga rruga autobuzi i shkollës, humbin jetën 6 fëmijë

Të paktën 6 fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik ndërsa ata po shkonin në shkollë së bashku me miqtë e tyre Autobuzi i shkollës me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Tennessee të SHBA. Mediat raportojnë se mbetën të plagosur edhe 23 persona të tjerë ,ndërsa në bord ndodheshin 35 fëmijë. Shefi i zjarrfikësve, Fred Fletcher, tha se 23 fëmijë e tjerë janë dërguar në spital. Shoferi tashmë është shoqëruar në polici ku do të sqarohet edhe më tej ngjarja. Ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilin 24 vjecari po drejtonte autobuzin e fëmijëve.

Artikulli paraprakPERPLASEN DHJETRA MAKINA,17 TE VDEKUR DHE 37 TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërQAFE-BOTE,KAPEN 8 KLANDESTINE SIRIANE NE NJE KAMION ME TARGA BULLGARE