Amortizimi i hekurudhës ka bërë që mbremjen e se henes te dale nga shinat treni i punes i linjes Vore-Shkoder.

Ky i fundit ka dalë nga shinat pranë fshatit Ishëm por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Dalja nga shinat e trenit ka bllokuar qarkullimin e trenave te tjere ne kete hekurudhe perfshire edhe ato te pasagjereve.

Prej vitesh, hekurudha shqiptare vuan dëmtimin e linjave të saj, përpos amortizimit që është pasojë e mungesës së investimeve. Ky incident i rradhës shton pasigurinë e transportit mbi linjat hekurudhore, transport ky që konsiderohet më ekologjiku në vend.

Artikulli paraprakFJALA E ISMAIL QEMALIT 105 VITE MË PARË NË VLORË: RROFTË FLAMURI! RROFTË SHQIPËRIJA!
Artikulli tjetërBASHA URON SHQIPTARËT: SOT PËRKULEMI ME RESPEKT PARA HERONJVE TË LIRISË