Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja që iu bë atentat 18 ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit ka lënë spitalin e Durrësit. Landi Muharremi doli nga spitali paraditen e djeshme, ndërsa prokurori po gjatë ditës së djeshme, por pasdite.

Ndoja ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Landi Muharremi, i njohur ndryshe me nofkën “Rrumi” u shoqërua me autoambulancë drejt banesës së tij. Ai qëndroi në spital për 18 ditë, për shkak të plagës së marrë në nofull.

Lidhur me këtë ngjarje, nga e cila humbi jetën një person, Andi Maloku (shoferi i Ndojës) dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe ‘i forti’ i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjegur të autorëve.

Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë.