Një delegacion austriak i nivelit të lartë, i kryesuar nga kryetari i Parlamentit të Burgenland ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Shkodrës. Ai është pritur nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, kryetari i Këshillit Bashkiak Xhemal Bushati dhe kryesia e Këshillit Bashkiak.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes reciprok, duke u bazuar në lidhjet tradicionale në me Austrisë dhe Shkodrës.

Kjo vizitë vjen pas asaj të zhvilluar nga përfaqësues të Bashkisë Shkodër para dy viteve, ndërsa miqtë austriake kanë rinovuar ftesën për një tjetër vizitë të një delegacioni shqiptar në Austri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDOMEN, TRAGJEDITË DHE APELI PËR NDIHMË I TË MOSHUARËS
Artikulli tjetërSHKODËR, AMBASADORI I OSBE: PO NXISIM DIALOGUN POLITIK