Në meshën për shenjtërimin e Nënë Terezës morën pjesë personalitetet më të larta të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm gjatë meshës së shenjtë ku Papa Françesku shpalli shenjtore humanisten Tereze. Në ceremoni mori pjesë edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani me bashkëshorten e tij e po ashtu edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Nga kosova kanë marrë pjesë Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ministrat e jashtëm. Përveç autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës shenjtërimin e Nënë Terezës e ndoqën edhe delegacione të vendeve të ndryshme. Nga Maqedonia, presidenti Ivanov, nga India ministrja e jashtme Sushma Sëaraj, nga Spanja kapitenët regjentë Gian Nicola Berti dhe Massimo Ugolini, nga Kina zëvendëspresidenti Chien-Jen, nga Nigeria ministri I jashtëm Geffrey Onyeama, nga Hondurasi ministri I presidencës Reinaldio Rivera e po ashtu edhe shumë përfaqësues të shteteve të tjera. Presidenti i republikës Bujar Nishani u shpreh se shqiptarët duhet të ndjehen krenar që Nënë Tereza është me origjinë shqiptare. Përfaqësuesit e shteteve të ndryshme kanë vlerësuar figurën e humanists së madhe Nënë Tereza dhe veprën e saj në shërbim të të varfërve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, “STAR PLUS” NË VATIKAN
Artikulli tjetërSHKODRANËT: KRENARË PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS