Pavarësisht se nuk ka shifra ekzakte, fenomeni i përdorimit të lëndëve psikotrope, kryesisht drogave të lehta tek fëmijët dhe të rinjtë është diçka që po shihet gjithnjë e më tepër me shqetësim nga psikologët.

Sipas këtyre të fundit dëmet e shkaktuara nisin që nga efektet psikologjike , varësia, haluçinacionet dhe deri tek veprat penale. Bashkëpunimi mes fëmijës, prindërve dhe shkollës mbetet mënyra kryesore për të parandaluar fenomenin shqetësues. Studimi i fundit sa i përket përqindjes së adoleshentëve që kanë përdorur drogë të paktën një herë shihet me dyshim nga psikologët. Eksperiencat e tyre tregojnë për një numër në rritje.

Artikulli paraprakMALESIA E MADHE PREMTON VOTEN PËR TOM DOSHIN
Artikulli tjetërBAKAJ:VLLAZNIA BORXHLIE NDAJ MEJE