Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj thotë se Policia e Shtetit në mënyrë të paprecedentë është vënë në shënjestër të grupeve kriminale.

Reagimi i plotë i Demirajt: Ditët e fundit Policia e Shtetit ne mënyrën më të paprecedentë është vënë nën shënjestër nga grupet kriminale dhe te organizuara. Policia Shtetit nje nga organizatat qe sakrifikojnë çdo ditë për të ruajtur rendin dhe qetësinë është sulmuar me breshëri plumbash, me thika dhe me makina te blinduara.

Si ish-ministër i brendshëm, i bej thirrje të gjithë efektiveve te policisë që të kundërveprojnë me forcën me te madhe ndaj krimit qe ngre dore kundër uniformes dhe Shtetit. Kjo duhet te jetë një betejë e fortë, pa kompromis dhe me zero tolerance.

Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkëqytetarët tanë ndjehen të kërcënuar, të dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keq politika.