Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë zhvilluar këtë të martë një takim me drejtuesit e strukturave vendore të Policisë në Shkodër. Shkodra është qarku i parë ku po zhvillohet kjo seri takimesh prezantuese, në kuadër të drejtimit të ri të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Në fokus të diskutimeve janë problematikat e rendit dhe sigurisë në qark, ndërsa një vëmendje e veçantë i kushtohet luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Burime bëjnë me dije se takimet në Shkodër mund të shoqërohen edhe me ndryshime në nivelet drejtuese të Policisë së Qarkut. Vlerësimi i performancës së strukturave vendore dhe mënyra e reagimit ndaj problematikave kriminale pritet të jenë ndër elementët që do të merren në konsideratë.

Pas takimit me strukturat e Policisë, ministri Demo dhe drejtori Hita zhvilluan gjithashtu një takim në Bashkinë e Shkodrës, me kryebashkiakun Benet Beci në kuadër të bashkëpunimit institucional për çështjet e rendit dhe sigurisë në qytet dhe qark.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLAVAZHET, NDALOHET PËRDORIMI I UJIT TË PIJSHËM
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE , GJENDET PA SHENJA JETE NJË 28-VJEÇAR, DYSHOHET SE ËSHTË VETËVRARË