Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë autopsinë, siç tha ai kufomës së qeverisë shqiptare, me bisturitë e partnerëve ndërkombëtarë. Ai tha nga foltorja e parlamentti se demokracia shqiptare ka vjetur.

“Të dashur bashkëqytetarë, ky episod banal nga përfaqësuesit banalë të kësaj pakice banale është vetëm një provëz e fundit e një fakti të njohur kombëtarisht dhe botërisht. Demokracia shqiptare nuk është në krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore, në themelin e saj që janë zgjedhjet e lira. Nuk vdiq për shkaqe natyrore, paçka se sëmundja e saj ishte e rëndë dhe e gjatë. Demokracia shqiptare është vrarë. Gishti tregues për të kërkuar përgjegjësit e këtij krimi, mund të drejtohet tek shumë prej nesh në këtë sallë, apo tek ata që nuk janë më. Kushdo që është ngritur në këtë foltore për 3 dekada ka borxhet dhe mëkatet e veta, por ekzekutori i fundit dhe i vetëm i saj është ai që foli para meje, Rama. Provë fjalimi që mbajti pas dy mandatesh, dfështim, dëliri për të fryrë gjoksin përballë dështimit dhe pasojat tragjike të një keqqeverisje dhe paaftësisë kronike për të menduar dhe për një çast të vetëm për mënyrën se si mund të lëshojë pushtetin e marrë paligjshëm. Nëse demokracia nuk do të ishte ekzekutuar në instrumentin e rëndësishëm që janë zgjedhjet ky njeri nuk do ishte sot këtu duke treguar përralla për atë që nuk ka bërë dhe atë që do të bëjë në të ardhmen, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës sepse do të kishte punë me drejtësinë për çfarë i ka bërë vendit me ortakët e tij. Nëse zgjedhjet nuk do të ishin goditur, për t’iu mohuar qytetarëve shprehjen e vullnetit të lirë, askush në bilancin e tij të zi nuk do të kishte shansin të dilte më në këtë foltore, madje as të ishte në sallë duke përsëritur gënjeshtra të reja për të amnistuar krime të reja. Ai që është ulur mbrapa do thoshte që këto janë fjalë, që gjërat po shkojnë mirë, se këto që unë shpreh janë pjesë e lojës së vjetër pozitë-opozitë e me radhë. Por a është e vërtetë kjo? A janë këto që deklaroj sot para jush, subjektivitete, produkt i verbërisë së opozitës që nxika gjithçka siç thotë ai dhe kasnecët e tij. Për t’i dhënë përfitimin e dyshimit, më lejoni t’ia bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, jo me bisturitë tona, por me ato të partnerëve dhe organizatave ndërkombëtare. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan. Sipas Eurostat, Shqipëria vendi i fundit në Europë për të ardhurat për frymë. Në vend që të ulni kokën dhe të kërkoni ndjesë keni paturpësinë të rrihni gjoksin”.

Artikulli paraprakBERISHA E QUAN BASHËN ISH-KRYETAR TË PD: S’ËSHTË LIDER, SHKELMOI TË GJITHË MIQTË E MI DEMOKRATË PËR KARRIGEN E TIJ, DUHEJ TË JEPTE DORËHEQJEN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE
Artikulli tjetër“FJALIMI COPY PASTE NGA FUSHATA”, RAMA I PËRGJIGJET BASHËS: DO ISHA I PAVËRTETË NËSE DO THOSHA QË PRISJA MË SHUMË. MUND TË JETË DHE SHKAK I STRESIT, POR…