Tre kandidatët demokratë për zgjedhjet poresidenciale të 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përplasur në debatin e fundit brenda kampit të tyre, para nisjes së votimit që fillon më 1 shkurt.

Ish-sekretaraja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka zhvilluar një debat të ashpër me senatorin Bernie Sanders në lidhje me reformën e kujdesit shëndetësor, kontrollin e armëve si dhe rregullimin e institucioneve financiare. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte shëndetësia.  Ish-zonja e parë amerikane e mbrojti me forcë ligjin në fuqi, duke thënë se rinisja e debatit për të është i rrezikshëm, ndërsa Sanders tha se nuk kërkon ta zhvlerësojë ligjin, por ta çojë më tej, duke bërë që të përfitojnë më shumë persona nga asistenca mjekësore.  Sanders ka thënë se Clinton ka udhëhequr në fillim të garës me më shumë se 50 për qind të mbështetjes, por sipas tij, sondazhet tregojnë se ata të dy konkurrojnë ngushtë në Ioëa ndërsa ka shtuar se ai e ka një mbështetje më të madhe në Neë Hampshire, vend i cili do të votoj më 9 shkurt. “Kjo është interesante”, është përgjigjur Clinton teksa është pyetur për marrdhëniet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.  Ajo ka shtuar se me Putin kanë pasur mardhënie të ashpra pasi sipas saj, Putin është i tillë. Clinton ka thënë se ai do të marr sa më shumë nga sa meriton. Ndonëse është shumë prapa në sondazhe, në këtë debat ka marrë pjesë edhe kandidati Martin O’Malley, që dikur ka qenë guvernator i Marylandit. Hillary Clinton udhëheq sondazhet në të gjithë Amerikën, ndërsa Bernie Sanders është një kërcënim në disa shtete kyçe.