
Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë në të gjithë vendin referendumin për kryetarin e partisë, ku anëtarësia po shprehet nëse është dakord që Sali Berisha të vijojë të drejtojë ose jo forcën më të madhe opozitare në vend.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00, ndërsa demokratët iu drejtuan qendrave të votimit për të dhënë verdiktin e tyre.
Në Shkodër, votimi po zhvillohet në dy pika kryesore, në selinë e Partisë Demokratike dhe në njësinë administrative Bërdicë. Procesi deri më tani paraqitet i qetë dhe pa probleme.
Sipas organizatorëve, referendumi pritet të mbyllet në orën 18:00. Menjëherë pas përfundimit të votimit, në të njëjtat ambiente do të nisë edhe procesi i numërimit të votave.


