Banorët e zonës së “Livadeve” të Shkodrës kanë dorëzuar pranë zyrave të policisë një njoftim për nisjen e grevës së urisë në ambientet e prefekturës së qarkut Shkodër më datë 25 të këtij muaji.

Sipas tyre, përfaqësues të pushtetit qendror kanë 4 ditë kohë për t’iu kthyer përgjigje në lidhje me dëmshpërblimet për dëmet e përmbytjeve gjatë viteve 2010-2011. Pas dorëzimit të njoftimit, policia e Shkodrës ka marrë përsipër mbarëvajtjen e grevës së urisë që mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim. Para pak ditësh, banorët e Livadeve të Shkodrës dhe të tjerë të zonës së Dajçit iu drejtuan zyrës së prefektit duke kërkuar dëmshpërblim mbi dëmet e vlerësuara para 6 vitesh. Prefekti Paulin Radovani nga ana tjetër, i adresoi në gjykatë si të vetmen mundësi për zgjidhjen e problemit të tyre.

Artikulli paraprakMASAKRA NË PLAZH/ ARRESTOHET AUTORI I VRASJES SË TREFISHTË
Artikulli tjetërBANORËT E MALIT TË JUSHIT, DUAN DËMSHPËRBLIMET