Pasi qeveria miratoi fondin e nevojshëm për dëmshpërblimin e kategorisë parësore të ish-të përndjekurve, këta të fundit i kanë kërkuar ministres teknike të financave Helga Vukaj që ti hapë rrugë procesit tjetër për ndarjen e masës dëmshpërblyese edhe për të internuarit.

Kjo kategori përfshin vetëm personat apo familjet e internuara në vitet 1945-1954. Një gjë e tillë edhe pse është saksionuar që në vitin 2007, pengesë për shtresën e të internuarve është bërë kërkesa e shfaqur nga ministria për të paraqitur vendimin e dënimit, dokument që asnjë prej tyre nuk e zotëron.

Ndërkaq përfaqësuesi i ish-të përndjekurve shprehet optimist se dëmshpërblim do të ketë edhe për të internuarit. Të tillë në Shkodër dhe Malësi të Madhe janë rreth 1900 përfitues. Drangu e sheh si të pamundur dëmshpërblimin e shtresës së të internuarve këtë vit, ndërsa thotë se nevojitet vendimi i Ministrisë së Financave për të akorduar fondin. Ndërkaq, 16 qershori shënon një datë të rëndësishme për shoqatën e ish-të përndjekurve. Ditën e nesërme i është rezervuar një moment përkujtimor demonstratës së parë antikomuniste të rinisë shkodrane si dhe martirit të demokracisë Pëllumb Pëllumbi.

Artikulli paraprakTAKIMI ME TRUMP, BASHA PRITET SI HERO
Artikulli tjetërRRUGËT E VELIPOJËS, META: ARRSH TË MARRË PËRGJEGJËSITË