8 banorë të lagjes Livade kanë nisur grevën e urisë për mosdhënien e dëmshpërblimeve të përmbytjeve të viteve 2010-2011.

Banorët janë të vendosur për të shkuar deri në vetëflijim. Më herët banorët kërkuan që ta bëjnë grevën brenda prefekturës së Shkodrës e më pas në lulishten përballë bashkisë por forcat e policisë nuk i lejuan për shkak të mosplotësimit të kushteve. Forcat të shumta policie, efektivët e FNSH-së dhe drejtuesit vendor të policisë kanë qenë të pranishëm për të siguruar mbarëvajtjen e grevës së urisë. Ende nuk dihet sa do vijojë greva por grevistët janë të vendosur për të qëndruar aty.

Artikulli paraprakGJENDET KOKA E DEKOMPOZUAR E NJË NJERIU NË KARBUNARË
Artikulli tjetërERKAND QERIMAJ BËHET NOSTALGJIK