Në shenjë proteste ndaj mungesës së dëmshpërblimeve për përmbytjet e vitit 2011, banorët e disa prej fshatrave të Velipojës kanë kërkuar zbatimin e premtimeve dhe shpërndarjen e përfitimeve.

Ata kanë shpresë tek deklaratat e bëra së fundmi në rrugë zyrtare se do të ketë dëmshpërblime, por tashmë kanë dalë me qëndrimin se duhen dëmshpërblyer banesat e tyre dhe jo vetëm dëmet në bujqësi. Banorwt i kanw edhe sot vlerwsimet e dwmeve, por sipas tyre ato nuk janw zbatuar nga qeveria e kaluar dhe kjo aktuale. Kërkesat e qytetarëve që u përmbytën gjatë viteve 2010-2011 vijojnë të përsëriten prej ditësh, ndërsa premtimet kanë qenë për shpërndarjen e përfitimeve. Në Velipojë fshatrat Ças, Baks dhe Luarëz kanë qenë më të prekurit nga situata e përmbytjeve. Në gjithë zonën, në 250 familje janë kryer vlerësime për dëmet e shkaktuara, ndërsa vlera e dëmshpërblimeve të dhëna tani është e papërfillshme.

Artikulli paraprakHAFIZI: VOTIMI ELEKTRONIK DËSHTIM I PS DHE PD
Artikulli tjetërFITOI LOTARINË, E REJA DO TË HEDHË NË GJYQ KOMPANINË