Do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare në rast se qeveria nuk do t’u njohë dëmshpërblimet e shkaktuara në banesat e tyre në vitet 2010-2011.

Kështu shprehen banorët në fshatin Mali Jushit në bashkinë Vau Dejës teksa zhvilluan një tjetër protestë për mosdhënien e dëmshpërblimeve. Dëmet në banesa në fshatin Mali Jushit janë të konsiderueshme. Protestat e banorëve të përmbytur të Shkodrës do vijojnë pa reshtur derisa çështja e dëmshpërblimeve të marrë një zgjidhje.