E ndërtuar vetëm në vitin 2011, Ura e Re e Bunës nuk jep më imazhin e një ure të re. Akoma pa u bërë shtatë vjet nga ingurimi dhe kjo urë shtohet në listën e veprave publike që kanë nevojë të rikonstruktohen.

Prej muajsh tashmë degradimi i saj ka filluar dhe askush nuk interesohet të vërë dorë, të paktën të ndal degradimin e mëtejshëm. 7.2 milionë dollarë investim nuk kanë mjaftuar që kjo vepër artit t’i rezistoj për shumë kohës, ndërsa nevoja për ndërhyrje emergjente vazhdon të jetë më shumë se kurrë. Në mesin e urës, një sipërfaqe jo e vogël e asfaltit tashmë është prishur, ndërsa dëmtimi vazhdon me hapjen e një vrime të konsiderueshme, e cila vazhdon të hapet çdo ditë e më shumë për shkak të lëvizjeve të automjeteve.

Mosndërhyrja mund të rezultoj fatale për të gjithë strukturën. Nga ana tjetër, tabelat në të dy anët e saj kanë dal tërësisht jashtë funksionit, duke mos orientuar drejtuesit e automjeteve. Ura e re e Bunës ka një gjatësi prej 275 metrash dhe është një investim i qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim. Ajo është e vetmja urë lidhëse me pikën kufitare të Muriqanit dhe si pasojë edhe me kryeqytetet më të rëndësishme të Europës.

Artikulli paraprakNË HEKURUDHËN “E BRAKTISUR” TË SHKODRËS
Artikulli tjetërKULTIVIMI I DUHANIT, TRADITA QË PO” VRITET” NGA SHTETI!