E njohur gjërësisht si pedonalja tek ura e Bunës, e cila masivisht frekuentohet nga qyetatrët e Shkodrës.

Një nga ankesat më të mëdha e të hasura shumë shpesh, është fakti se kjo pedonale gjithmonë është në ndonjë pjesë e dëmtuar. Pamja thuajse e bllokuar nga zhavori I mbetur që nga tentativa për të ndërtuar BY pass-in, mungesa, dëmtimi apo shkulja e koshave të mbeturinave dhe pllakat e hequra janë vetëm disa nga problematikat e kësaj pedonaleje. Qytetarët shpeshherë janë bërë vetë denoncues të dëmtimit të pedonales tek ura e Bunës në media apo edhe në rrjete sociale, e tillë është edhe kjo video e publikuar nga një qytetare, e cila tregon mjaft qartë që jane vetë disa fëmijë që prishin një nga staolat e kësaj pedonaleje, dhe askush nuk tenton ti ndalojë në dëmtimin e tyre. Në rastet më të shumta, të gjithë qyetatrët kanë etiketuar Bashkinë Shkodër për neglizhencë të mirëmbajtjes së kësaj pedonaleje, por në këtë rast, janë vetë qytetarët që e dëmtojnë atë.