Fillimisht u mendua për një dëmtim të rëndë, por mesa duket për gjurin e Cristiano Ronaldos nuk ka asgjë serioze.

Sulmuesi potugez që festoi gjatë trofeun e parë për Kombëtaren e tij, duhet të bëjë rreth një muaj pushim dhe më pas mund të rikthehet në fushën e lojës. Ronaldo e braktisi finalen gjatë pjesës së parë por kjo nuk e pengoi të karikonte ekipin gjatë gjithë takimit, duke rrezikuar madje një dëmtim edhe më të rëndë. Menjëherë pas festës në Paris, numri 7 iu nënshtrua analizave më të detajuara dhe sipas informacioneve, ai ka pësuar një dëmtim të gradës së parë në pjesën e brendshme të ligamentit të gjurit të majtë. Në Madrid, drejtuesit e Realit, pasi eliminuan frikën më të madhe, gjithsesi duhet t’i bëjnë mirë logaritë pasi Cristiano Ronaldo nuk do të jetë gati për ndeshjen e Superkupës së Europës kundër Sevillas në datën 9 Gusht.

Artikulli paraprakSHBA TE SHTENA ME ARME, TE PAKTEN 3 VIKTIMA
Artikulli tjetërARRESTOHET PER VJEDHJE 38 VJEÇARI NGA BERDICA