
Dëmtimi i investimeve publike në qytetin e Shkodrës vijon të kryhet nga persona të papërgjegjshëm. Pre e vandalizmit kanë qënë stolat e lulishteve të qytetit, vjedhja e kapakeve te puseteva, vazot dekorative dhe koshat e mbetjeve.
Megjithe paralajmerimet nga ana zyres se sherbimeve publike prane bashkise Shkoder veprimet vandale neper rruget e qytetit vazhdojne.
Përgjegjësi i këtij institucioni Fatbardh Kuci thotë se ka ardhur momenti që ta ndalojmë këtë fenomen.
Sipas Kucit personat qe konstatohen duke kryer veprime vandale do të ndëshkohen financiarisht sipas vlerës së dëmit real.
Prishja e koshave të mbetjeve, stolave apo dhe objekteve të tjera nuk është dicka e re që ndodh në qytet pasi pothuajse cdo vit paraqitet e njëjta panoramë.
Disa here ka pasur thirrje per ndergjegjesim por mesa duket nuk kane qene te mjaftueshme perderisa ne menyre te vazhdueshme shohim qe cdo dite ka demtime.
Edhe pse Bashkia e Shkodres ka ndermarre nje bashkepunim me policine e qarkut Shkoder per kapjen dhe denimin e demtuesve deri me tani ska pasur asnje rast te tille cka ben qe disa persona te papergjegjshem te vazhdojne te demtojne pasurine publike.
Te gjitha keto investime e po ashtu edhe riparimet e tyre behen me taksat qe vjelen nga pushteti vendor ne xhepat e qytetareve prandaj ka ardhur momenti qe te ndalojme kete fenomen qe po ndikon negativisht qofte ne imazhin e qytetit po ashtu edhe ne financat e qytetit.


