Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi” përballë Katedrales në Shkodër, është kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët, sidomos drejtuesit e automjeteve. Qytetarët ankohen se gropat e mëdha të krijuara në rrugë si pasojë e dëmtiveve rrezikojnë të shkaktojnë aksidente për kalimtarët duke dëmtuar edhe automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse në riparimin e pllakave , duke theksuar se situata është përkeqësuar më shumë ditët e fundit.

Përballë një situatë të tillë qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre, sidomos gjatë orëve të natës kur gropat janë më të vështira për tu dalluar. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike në rrugën “Marin Biçikemi” në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakNDUE DRAGUSHA VLERËSOHET ME ÇMIM NË ITALI
Artikulli tjetër‘VIJ NGA NJË VEND QË ENDE SHKOHET ME VARKË’/ NEOMALSORJA: DUKAGJINI KA QENË NJË NGA VENDET MË TË IZOLUARA TË BALLKANIT