
Dyshemetë e banesave sociale ku janë strehuar banorët e komunitet rom në lagjen Skenderbeg kanë pësuar dëmtime të shumta. Bujar Himerdhai, është një nga banorët e këtij komuniti i cili tregon se dyshmeja në banesën ku jeton është shkatërruar pothuajse plotësisht. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura ndër vite, sipas tij nuk është marrë asnjë masë për riparimin e dyshemeve.
Rreth 24 familje janë të strehuara në banesat sociale të ndërtuara nga bashkia Shkodër, por shqetësim për banorët vijon të mbeten dëmtimet që banesat kanë pësuar ndër vite.
Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë, pasi jetesa në kushte të tilla është e vështirë për ta.