Nje problem ne dukje i vogel por mjaft shqetesues po sjell rruga “Shuk Radovani” ne lagjen Mark Lula.Behet fjale per aksin prane ures se trenit se ciles i jane demtuar kapaket e pusetave duke u kthyer ne burim per mjaft aksidente.Automjetet dhe motorret detyrohen te kalojne permes ketij ketij kanali i cili ndan permes asfaltin kryesor te rruges.

Si te mos mjaftonte problemi i kanalit, banoret shprehen se mungojne prej vitesh vizat e bardha edhe pse zona ne fjale ka mjaft levizje.Familjet e shumta te kesaj lagjeje rrefejne se kjo pjese e rruges është demtuar tej mase nga kamionet e tonazhit te larte duke iu shtuar ketu edhe vjedhja e kapaveke te pusetave. Ditet e fundit jane bere miaft aksidente kryesisht mjete motorrike, drejtuesit e te cileve nuk arrin te shohin qartesisht aksin gjate oreve te nates. Ne kete menyre automjetet per te shmangur gropat detyrohen te kalojne ne korsine e gabuar duke rrezikuat ndjeshem mjetet e krahut tjeter.