Vetëm 5 ditë pasi ajnë vendosur, ka nisur dëmtimi I dekorit pranveror të vendosur nga Shoqata e Biznesit “BID Shkodra” në bashkëpunim me bashkinë Shkodër. Koordinatorja Julinda Bala denoncon në Star Plus dëmtimin e pronës publike ndërsa kërkon që të identifikohen personat e papërgjegjshëm të cilët kanë dëmtuar disa prej luleve dekorative.

Koordinatorja Bala tregon se është menduar zëvëndësimi I luleve të dëmtuara por, stepen nga frika se mos këto punime bine për herë të dytë pre e vandalizmave.

Julinda Bala fton çdo qytetar shkodranë të denoncojë pranë institucioneve personat e papërgjegjshëm të cilët dëmtojnë pronën publike, të çfarëdo lloji.

Lulet ishin pjesë e dekorit pranveror I cili u ideua në kuadër të Ditës së Luleve por edhe ardhjes së stinës së pranverës, për t’I dhënë qytetit të Shkodrës disa nuanca më tepër, por të gjitha përgatitjet duket se nuk patën vlerën e duhur para papërgjegjshmërisë së disa personave të cilët I dëmtonin natën dhe I fotografonin ditën.

Artikulli paraprakPD: NGA 1 JANARI DERI MË 25 PRILL, 125 MLN EURO TRANSFERTA QEVERITARE PËR RINDËRTIMIN NË 11 BASHKI. SPAK ASNJË VEPRIM PËR HETIMIN E KRIMIT ZGJEDHOR
Artikulli tjetërSHKODËR, 2 RASTE TË REJA, 6 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL