
Është dëmtuar për të disatën herë edhe moloja në Zogaj e ndërtuar një vit më parë në funksion të lundrimit në zonën liqenore. Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që një pjesë e Molos të dëmtohet duke u zhytur plotësisht në ujë. Banorët thonë se pavarësisht se është ndërhyrë disa herë për rikonstruksionin e molos, sa herë që ka erëra të forta sërish pëson dëmtime.
Moloja në Zogaj, një nga tre molet në liqenin e Shkodrës, pjesë e projektit “Almonit”, u ndërtua me qëllimin për të rikthyer edhe një herë lundrimin në liqenin e Shkodrës për të zhvilluar turizimin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.


