Dëmtimi i stolave në pedonalen e Molos është kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura herë pas here, persona të pa papërgjegjshëm vijojnë të dëmtojnë stolat. Përgjatë gjithë pedonales vihet re se një pjesë e madhe e stolave janë dëmtuar. Nisur nga kjo situatë, qytetarët shprehen se duhet të merren masa ndaj atyre personave që dëmtojnë investimet publike.

Ndërkohë edhe shëtitorja ka nisur të shkatërrohet. Pllaka të thyera dhe në raste të hequra fare, kjo është pamja që të ofrohet ndërsa lëviz në pedonalen e Molos.

Pedonalja e Molos është një ndër zonat më të frekuentuara nga qytetarët shkodran,të cilët preferojnë të kalojnë kohën e lirë duke shijuar bukurinë e natyrës që të ofrohet në këtë zonë.

Artikulli paraprakRAMAJ: KUJDES ME BOMBULAT E GAZIT
Artikulli tjetërLEZHA PJESË E PROTESTËS SË OPOZITËS