Dëmtimi I pedonales së Molos është kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura herë pas here, persona të papërgjegjshëm vijojnë të dëmtojnë investimet publike. Përgjatë gjithë pedonales vihet re se një pjesë e madhe e stolave janë dëmtuar. Ndërkohë edhe shëtitorja ka nisur të shkatërrohet. Ndërsa lëviz në pedonale vihen re pllaka të thyera dhe në raste të hequra fare.

Përballë një situatë të tillë, qytetarët shkodran të cilët frekuentojnë shëtitoren çdo ditë shprehen se duhet të merren masa ndaj atyre personave që po shkatërrojnë këtë zonë.

Pedonalja e Molos, pranë urës së vjetër të Bunës mbetet një ndër zonat më të preferuara për qytetarët shkodranë dhe jo vetëm. ndaj institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të ndaluar dëmtimin e saj.

Artikulli paraprakSHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ CITY-REAL MADRID SUPERSFIDA E ‘PLAY-OFF’. PSG, BAYERN, ATALANTA E MILAN MËSOJNË KUNDËRSHTARËT
Artikulli tjetër”HEROI DHE LUMTURIA NË REALIZIMIN SOCIALIST”