Një lajm i keq për Paris Saint- Germain përpara ndeshjes me Lyon. Parizienët do të duhet të luajnë në mbrëmje pa superyllin e tyre, Neymar. Trajneri Emery, në fakt, nuk e ka grumbulluar brazilianin për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.

Një lajm i mirë ky për Lyon, edhe pse PSG ka treguar se mund të fitojë edhe pa ish-sulmuesin e Barçës, i cili po shkëlqen në Ligue 1, siç tregojnë 15 golat e realizuar dhe 11 asistet e dhëna deri tani.

Artikulli paraprakPËRFUNDON TAKIMI TREDITOR BUSHATI-KOTZIAS
Artikulli tjetërDETAJET E PARA NGA TAKIMI BUSHATI-KOTZIAS