Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj nga foltorja e Kuvendit ka zbuluar se deri më tani 34,287 fermerë kanë marrë fondet nga skema kombëtare për bujqësinë. Denaj tha se ka pasur 71 mijë aplikime dhe se deri në fund të vitit të gjithë fermerëve do t’u disbursohen fondet.

“Dy fjalë për disbursimin e skemës kombëtare, i cili ka nisur intensivisht prej fundit të muajit Korrik, dhe sot që flasim jemi në masën 28% të disbursimit të fondeve direkte tek fermerët. Deri më sot, janë paguar 34,287 fermerë. Vijon procesi i pagesave dhe kontrollit administrativ për masën e naftës e cila ka numrin më të lartë të aplikimeve prej 71,000 fermerë. Vijojmë me verifikimin e plotë të procedurave dhe deri në fund të vitit do të mundësohet disbursimi i plotë.

Interesi i lartë i aplikimeve për mbështetje në skemën kombëtare sigurisht tregon qartazi se sektori bujqësor nuk është më vetëm një prioritet i qeverisë por është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët dhe fermerët të cilët po e shohim atë si një të ardhmen të qëndrueshme ekonomike dhe sociale”, tha Denaj.

Artikulli paraprakVIZITA E PARË E NJË PRESIDENTI IZRAELIT NË SHQIPËRI, SPIROPALI PRET HERZOG
Artikulli tjetërBALLA-OPOZITËS: VOTONI PËR FONDIN QË MUNDËSON VOTËN E EMIGRANTËVE