Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka përsëritur qëndrimin e tij pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian si një pjesë integrale e Evropës. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për Ballkanin Perëndimor përveç integrimit evropian.”

Deklaratat Dendias i bëri në një postim në twitter pas telekonferencës së organizuar nga Greqia dhe Rumania mbi perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm të Shteteve Anëtare të BE dhe homologët e tyre të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Përkrah Dendias në Athinë ishte edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme, Nikos Dendias dhe Mirosllav Lajcak u përqëndruan në dialogun Beograd-Prishtinë dhe gatishmërinë e Greqisë për të mbështetur përpjekjet në rajon.

Artikulli paraprak“DITË E MREKULLUESHME PËR AMERIKËN”/ JOE BIDEN SHFAQET PA MASKË: NËSE JENI PLOTËSISHT TË VAKSINUAR…
Artikulli tjetërIZRAELI INTENSIFIKON SULMET NGA AJRI DHE TOKA/ 100 TË VDEKUR NË GAZA, 7 NË IZRAEL