Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias pritet të mbërrije sot në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Dendias do të takohet me homologen e tij ministren Olta Xhaçka. Pas takimeve të përbashkëta të dy delegacioneve, do të ketë një deklaratë të dy ministrave.

Më pas ministri i Jashtëm grek do të jetë në një drekë pune me Kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Dendias në Tiranë i paraprin asaj të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili të enjten do të vijë në Shqipëri dhe do të vizitojë zonat e minoritetit grek, konkretisht Himarën dhe Derviçanin.

Kujtojmë se më herët, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka udhëtoi drejt Greqisë dhe takoi homologun e saj Nikos Dandias. Në fokus të takimit ishte çështja e marrëveshjes së detit, ku Dendias i kërkoi ministres Xhaçka, të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do t’i referojë përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Artikulli paraprakEUROSTAT: RRETH 110 MIJË SHQIPTARË JETOJNË NË FRANCË E GJERMANI
Artikulli tjetërKINË, 3 VDEKJE TË REGJISTRUARA NGA COVID, EPIDEMIOLOGËT KINEZ: 10% E BOTËS DO INFEKTOHET SËRISH