Pas dënimit të Adriatik Llallës, me 2 vite burg nga apeli i GJKKO, ka pasur një koment për herë të parë edhe Kryeministri Rama.

Në një intervistë për median franceze Tv5 Monde, Rama tha se ky dënim flet vetë që në Shqipëri pandëshkueshmëria nuk është më një normë. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria është në një luftë të hapur kunder korrupsionit dhe krimit.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës;

së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, tha Rama.

Artikulli paraprakHAPET PËR HERË TË PARË MASTERI PROFESIONAL ‘GAZETARI INVESTIGATIVE’ NË FAKULTETIN E HISTORISË DHE FILOLOGJISË
Artikulli tjetërRAMA PËR TELEVIZIONIN FRANCEZ: NUK JEMI NJË NDËR VENDET MË TË VARFRA NË EUROPË