Denohen me 110 vite burg 18 shqiptere ne Britani.U kapen me 7 kg kokaine

 

Britani, 110 vite burg bandës shqiptare, u kapën me mbi 7 kg kokainë Anëtarët e një bande shqiptarësh të krimit të organizuar janë burgosur me një dënim total prej 110 vitesh burg. Vendimi u dha nga Gjykata e Bristolit në Britani, ndërsa anëtarët shqiptarë të organizatës furnizonin me kokainë zona të ndryshme në Bedminster. Vlera e drogës kap shifrën e më shumë se 350 mijë paundve. Hetimet për bandën u zhvilluan përgjatë 18 muajve. Operacioni për arrestimin e tyre nisi në vitin 2014, ku u prangos fillimisht Edmor Bashalliu në Sphyr. Ai ishte i lidhur me një tjetër person për blerjen e kokainës. Banda drejtohej nga shqiptari Rudin Gripshi, shtetas shqiptar i cili kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme nëse jetonte në zonën e Northampton. Droga në përgjithësi vinte nga Londra. Kështu, më shumë se 72 mijë paund u konfiskuan më 7 mars, ndërsa më 15 maj në një automjet tip Mercedes, u gjet 1 kg kokainë e fshehur si dhe një shumë prej 4700 paund. Më 30 maj, në një automjet në Bristol u sekuestruan 2 kg kokainë, ndërsa po atë ditë në Nailsea u sekuestruan edhe 2 kg të tjerë kokainë e pastër. Më 25 qershor, u sekuestrua 1 kg kokainë e pastër si dhe 1 mijë paund. Më 7 korrik u koksifikua edhe 1 kg kokainë e pastër në North Somerset. Drejtuesi i hetimeve, DI Jim Taylor tha se operacioni ishte i ndërlikuar i shtrirë në harkun e 18 muajve. Shqiptarët dhe britanikët e dënuar: Mustafa Duka i dënuar me 8.8 vite burg Ermal Cucaj i dënuar me 5 vite burg Miri Muja i dënuar me 3.5 vite burg Rudin ‘Luan’ Gripshi i dënuar me 13 vite e 4 muaj burg Romeo Bilbili i dënuar me 4 vite burg Maksim Bilbili i dënuar me 4 vite burg Roland Kolimja i dënuar me 6.6 vite burg Leonard Muçmata i dënuar me 3.2 vite burg Edmir Bashalliu i dënuar me 2.6 vite burg Dritan Xhixha i dënuar me 6.8 vite burg Carl Tailor i dënuar me 14 vite burg Vikesh Tailor i dënuar me 10.8 vite burg Jai Stephens i dënuar me 6 vite burg Daniel Cottrell i dënuar me 8 vite burg Aaron Colwill i dënuar me 4 vite e 9 muaj burg Peter Hahn i dënuar me 4 vite burg Anca Vancea e dënuar me 3.4 vite burg.

Artikulli paraprakSHKATERROHET BANDA E DROGES QE FURNIZONTE GJITHE ADRIATIKUN
Artikulli tjetërBULLIZEM ME CELULAR,ALARMI:MBI 13% E FEMIJEVE TE PREKUR