Fotografimi i fletës së votimit dhe më pas publikimit në rrjetet sociale është kthyer tashmë në një fenomen të cilin nuk e lufton dot as ligji.

Ndonëse është paralajmëruar vazhdimisht në spotet elektorale mbi udhëzimet për ditën e votimeve se fotografimi i fletëve me emrat e kandoidatëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burg gjer në një vit, qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar.

Ky veprim konsiderohet kundravajtje penale dhe është i parashikuar nga neni 327 i Kodit Penal si “Shkelja e fshehtësisë së votës”. Rastet e raportuara deri më tani nga policia janë të pakta në krahasim me fotot që kryesisht të rinjtë ndajnë në rrjetet sociale.