Erkand Qerimaj shkruan një faqe të rëndësishme të historisë së peshëngritjes shqiptare. Shkodrani ka fituar medaljen e bronzit në botërorin e zhvilluar në Anhaim të SHBA. 29 vjeçari ngriti 155 kg në stilin e shkëputjes duke e mbyllur në vendin e 4, por tashmë që ka kaluar më shumë se një muaj nga eventi ka ardhur lajmi madhështor.

Rumuni Dumitru Captari ka rezultuar pozitiv në analizat e anti-dopingut dhe duke qënë se 28 vjeçari ndodhej në pozicionin numër 3, tashmë ky vend i kalon automatikisht Erkand Qerimajt. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë peshëngritësi nëpërmjet një postimi në Facebook. Medalja e dytë historike për Shqipërinë në Kampionatin botëror pas vitit 2002 ku asokohe Ilir Suli siguroi medaljen e argjëndtë në shkëputje. Gjasat që Qerimaj të rezultoi me doping janë minimale për të mos thënë që nuk ka asnjë mundësi, duke qënë se përgjigjet e analizave i ka tanimë federata ndërkombëtare dhe nuk ka pasur asnjë sinjalzimin në lidhje me shqiptarin.

Më në fund një buzqeshje për sportin e peshëngritjes. Kaosi pas skandalit me Romela Begajn kishte zhtyur thellë në errësisrë sportin e shtangës në vendin tonë, ku erdhi dhe dorëheqja e presidentit Gjoza dhe akoma më i rëndë ishte vendimi i federatës europiane që i hoqi të drejtën Shqipërisë për të organizuar kampionatin europian në Mars.