Kile pluhuri të bardhë që çdo javë hynin në qytet nga Shqipëria. Për gjyqtarët e Gjykatës së Modenas, Ervin Salmani nuk ishte thjesht një shpërndarës i vogël, por kreu i një rrjeti shitësish kokaine në qytet, duke e dënuar me dhjetë vjet burg.

Një dënim ekzemplar, vënë në dukje nga prokuroria, për një krim, shitje droge, që rrallë i sheh personat përgjegjës të përfundojnë pas hekurave për një kohë të gjatë.

Gjyqtarët, pas gjykimit të shkurtuar, që parashikon edhe uljen e një të tretës së dënimit, kanë marrë në konsideratë peshën kriminale të trafikantit të drogës dhe rrethanat rënduese dhe arritën në vendimin për dhjetë vjet burg.

Dënim shumë më të lehtë ka marrë, pas një pakti, Rexhimo Avdiu, i arrestuar bashkë me Salmanin në shkurt 2017. Hetimet e ekipit investigativ kanë qenë të kopsitura mirë.

Salmani ishte personi që kishte kontaktet në Shqipëri, prej nga vinte shpesh me të paktën gjysmë kile kokainë, e cila më pas shitej në Modena, kryesisht në Parco della Resistenza dhe rrugën Newton.

Në momentin e arrestimit, i dënuari dhe bashkëpunëtorët kishin disa doze droge, por kërkimi në një magazinë në Vignola zbuloi edhe dy kile të tjera kokainë dhe 9000 euro.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDIGJET NJE MAKINE NË AUTOSTRADE,SHPETOJNE PERSONAT QE ISHIN BRENDA
Artikulli tjetërPRESIDENTI MACRON PRET TË MARTËN NË ELYSEE KRYEMINISTRIN RAMA