Ky është Dritan Turhani I cili zgjodhi që krahas denoncimit në policinë vendore të Shkodrës, të denoncojë edhe në media rastin e ndodhur një ditë më parë. Nusja e djalit të tij gjate kalimit në Rinas ka patur në valixhe edhe disa bixhuteri më shumë rreth 2.5 mln lekë të vjetra të cilat gjatë kontrolleve të valixhes I janë marrë

Turhani apelon drejt institucioneve që të hapin kamërat në aroport dhe të zbulojnë vjedhjen e kryer pasi humbjet në valixhe gjatë kontrolleve nuk janë rasti I parë duke sjellë kështu edhe një panoramë të shëmtuar përballë turistëve

Dëmtimet e valixheve apo edhe vjedhjet gjatë kontrolleve kanë qënë pjesë e denoncimeve herë pas herë edhe në rrjete të ndryshme sociale. Por Dritan Turhani ka zgjedhur të merret me rrugë ligjorë duke e lënë situatën në duart e institucioneve.

Artikulli paraprakDYSHOHET SE KULTIVOI BIMË NARKOTIKE, ARRESTOHET 27-VJEÇARI
Artikulli tjetërAKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE I MIRËPRITUR NGA QYTETARËT