Njësia Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi ditët e fundit disa kontrolle të imtësishme bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative, mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike.

Aksioni u krye në zonën e Kamzës dhe Don Boskos, ku u kapën 10 persona në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Penal.

Nga procesverbalet e plotësuara, në prani të oficerit të policisë gjyqësore, mësohet se 3 persona konsumonin energjinë pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur),

3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitorë), dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).

Në prangat e policisë ranë :Muhamet A; Halim A; Marash M; Emazije H; Xhelal L; Rakip T; Shpëtim H; Franc R; Bashkim T; Zenepe G

Të 10 personat, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqëruar në komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme nga prokuroria

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA-BIZNESIT TË VOGËL: GËNJENI ME BILANCET, NGA GËNJESHTARË BËHUNI ALEATË TË QEVERISË
Artikulli tjetërVRASJA NË MINIMARKET, POLICIA IDENTIFIKON AUTORËT: BANORË TË LAGJES