Kujtim Shelnishta është 52- vjeçari që banon në lagjen “Fermentim” të qytetit të Shkodrës. Invalid prej disa vitesh, 52- vjeçari trajtohet me KEMP, ndërsa ankon se nuk ka marrë bonusin e pranverës, njësoj si rastet e kaluara. Ai tregon se ka kerkuar të mësojë arsyen e kësaj vonese nga punonjësit e postës por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Kujtim Shelnishta kërkon më shumë mbështetje pasi nuk mundet të përballojë kushtet e jetesës. Kjo nuk është hera e parë që invalidët ankohen për shpërndarjen në kohë të bonuseve. Ndërkohë që pritet reagim më i shpejtë nga institucionet.

Artikulli paraprakRRITET KUJDESI NDAJ KAFSHËVE SHTËPIAKE
Artikulli tjetërFERMERËT “HEQIN DORË” NGA SHEREBELA