Pas transmetimit të kronikës në Star Plus Tv se bashkia Shkodër dhe firma “Delia Impex” sh.p.k kanë ndërprerë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Dragushej” në lagjen “Perash”, problemi I banorëve ka marrë zgjidhje. Firma kontraktuese është kthyer në këtë rrugë duke filluar punimet me ritme normale për të përfunduar sa më parë rikonstruksionin e saj.

Star Plus kontaktoi me përfaqësuesin ligjor të kësaj firme ku na u bë me dije se punimet ishin ndërprerë për shkak të një problematike që ishte paraqitur në këtë zonë sa I takon shtrirjes së kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, pasi banorët kishin ndëhyrë ndër vite duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e menjëhershme për kompaninë që ka marrë përsipër asfaltimin e këtij segmenti.

Gjithashtu siguruam edhe vendimin zyrtar për rikonstruksionin e kësaj rruge, ku është përcaktuar vlera e investimit dhe afati I punimeve. Rikonstruksioni I rrugës “Dragushej” me gjatësi 265 metër, ka vlerën e 9.7 milionë lekë nga të ardhurat e bashkisë Shkodër. Ky projekt pritet të përfundojë brenda 4 muajve për t’u vënë më pas në shërbim të 300 banorëve të zonës dhe bizneseve që operojnë aty.

Qëllimi i projektit konsiston në përmirësimin e mjedisit urban dhe në mënyrë të veçantë të kthimit në një rrugë me standardet e duhura në shërbim të komunitetit. Ndërhyrja në rrjetin nëntokësor, mbitokësor, ujësjellës, etj., rrit cilësinë dhe sigurinë e jetës së banorëve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “BASHKËJETESA POLITIKE T’I NGJAJË ASAJ FETARE”
Artikulli tjetërSHKODËR, BANDA AMERIKANE TRAJNIM PËR MUZIKANTËT E RINJ