Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në “Facebook” denoncimin e një polici dixhital, i cili thekson se dje në komisariatin nr. 5 është ndaluar një person me një sasi të madhe droge, por që ngjarja po mbahet e fshehtë.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha thuhet se trafikanti do të lirohet brenda pak orësh, pasi është Jurgen Çipa, i afërm i ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ardian Çipa.

Denoncimi i plotë:

Trafikante te lidhur me Ardian Çipen dhe Saimir Tahirin ndalohen per sasi te madhe droge. Por pritet te lirohen!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Mirdita jam polic qe nuk mund te identifikohem.Dje ne policine e komisariatit nr 5 jane ndaluar nje person me nje sasi te madhe lende narkotike ne bagazhin e makines por ngjarja po fshihet dhe jam i sigurt qe brenda pak oresh do te lirohet sepse eshte Jurgen cipa i aferm i ish drejtorit te pergjithshem Ardian cipa i cili ka qen duke transportuar lenden narkotike te shtetasit Altin tahiri me pseudonimin qepa kusheri i ish ministrrit tahiri ky i fundit ka vite qe furnizon zonen e kamzes dhe laprakes me lende narkotike dhe si hyn gjemb ne kembe. madje jan ndaluar edhe te tjere si nip i altin tahirit.