Një burrë ka skandalizuar komisariatin e Policisë së Shijakut kur ka bërë një denoncim për vjedhjen e parave. Pa një pa dy, ai e ka drejtuar gishtin tek “hajduti”: “Eshtë gruaja ime” ka thënë D.K. 34 vjeç, duke kërkuar që ndaj saj të nisë hetimi.

Burimet nga Komisariati i Policisë Shijak njoftuan se dje, më datë 26.12.2017, i referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.K, 34 vjeç, banuese në Shijak.

Bashkëshorti i saj, D.K, 34 vjeç, kallëzoi se para një jave bashkëshortja, në banesë, i kishte vjedhur një shumë lekësh.

Artikulli paraprakDY SHQIPTARË KAPEN ME 18 KG HEROINË
Artikulli tjetërDURIM BAMI KËRKON LIRINË, KËRKESA DERGOHET NË GJYKATËN E LARTË